Me Ronaldon në skuadër, PSG beson se do ishte e mjaftueshme...

Futboll

Me Ronaldon në skuadër, PSG beson se do ishte e mjaftueshme...

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 13:56
Me Ronaldon në skuadër, PSG beson se do ishte e mjaftueshme...

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo mesa duket do jetë pasuesi i Kylian Mbappes edicionin tjetër te PSG.

Francezi dëshiron të transferohet te Real Madrid pas Kampionatit Evropian, andaj PSG nuk do të pres dhe ka përgatitur ofertë të rëndësishme për Juventusin.

Klubi italian do pranojë shitjen e Ronaldos, por paga e lartë ndoshta mund t’i shkaktojë probleme “Parisienëve”, ngase lojtari fiton hiq më pak se 30 milionë euro në vit.

Me Ronaldon në skuadër, PSG beson se do ishte e mjaftueshme që t’i ndihmojë Neymarit të fitojnë Ligën e Kampionëve.

Gjithashtu sulmuesi Mauro Icardi mund të bëhet pjesë e ‘operacionit’ duke u shkëmbyer me portugezin, transmeton lajmi.

Ronaldo pritet të largohet nga Juventus me 101 gola në 133 ndeshje, statistika vërtetë të frikshme duke marrë parasysh që është 36 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat