Lulzim Abazi, kryetar i ri i KF Ferizajt

Futboll

Lulzim Abazi, kryetar i ri i KF Ferizajt

Nga: K.G. Më: 3 qershor 2021 Në ora: 22:47
Lulzim Abazi, kryetar i ri i KF Ferizajt

Gjithçka është e qartë, ashtu siç edhe kemi paralajmëruar ashtu edhe doli. 

Lulzim Abazi është kryetar i ri i klubit të futbollit Ferizaj. 

Synimi i Abazit është që ta rikthejë klubin në elitën e futbollit të Kosovës. 

“Në mbledhjen e mbajtur me 2 qershor, në praninë e aksionarëve Xhevat Rushiti, Fisnik Bucaliu, Fatmir Grainca, Sadush Rysha, Fatmir Reshani  dhe Arian Ymeri, është  vendosur që kryetar i klubit të jetë Lulzim Abazi, ndërsa  Fisnik Bucaliu dhe Xhevat Rushiti zëvendëskryetar. 

Ferizaj i vërtetë po rikthehet, një organizim shumë më i mirë se herave tjera, që premtojnë vetëm suksese tani e tutje Forca Ferizaj.
Na priftë e mbara”, njofton KF Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat