Telashe për Anglinë

Futboll

Telashe për Anglinë

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 12:00
Telashe për Anglinë

Lajm shumë i keq për përfaqësuesen e “Tre Luanëve” në prag të Evropianit.

Lëndimi që pësoi në miqësoren me Austrinë e detyron Trent Alexander-Arnold të largohet nga grumbullimi e për rrjedhojë të humbasë eventin  madh veror të futbollit.

Lajmi u dha nga klubi i Liverpoolit në faqen zyrtare:

“Anësori i Liverpoolit pati një problem në kofshë në minutat e fundit të miqësores kundër Austrisë. Alexander-Arnold iu nënshtrua ekzaminimeve këtë të enjte, që fatkeqësisht konfirmuan se dëmtimi nuk e lejon të marrë pjesë në Kampionatin Evropian, i cili do të fillojë javën e ardhshme”.

22-vjeçari do të fillojë menjëherë një program rehabilitimi në funksion të kthimit në radhët e “The Reds” për fazën përgatitore të sezonit të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat