Atalanta përforcohet me Romeron

Futboll

Atalanta përforcohet me Romeron

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 15:19
Atalanta përforcohet me Romeron

Pas një sezoni mjaft pozitiv në Bergamo, Atalanta vendosi të ushtrojë të drejtën e blerjes së kartonit të mbrojtësit argjentinas Cristian Romero, për shifrën e 16 milionë eurove nga Juventusi.

Megjithatë mbrojtësi titullar i formacionit të Gasperinit duket se nuk do të qëndrojë shumë gjatë të “Gewiss Stadium”, pasi shumë klube europiane kanë shfaqur interes për kartonin e tij.

Sipas mediave italiane, së fundi ka bërë hapa konkretë Manchester United, që ka treguar gatishmërinë të paguajë plot 45 milionë euro për kartonin e mbrojtësit 23-vjeçar, ose gati 3-fishin e asaj që Atalanta ka paguar për ta sjellë në Bergamo.

Marrëdhëniet mes dy klubeve janë të shkëlqyera, pasi verën e kaluar “djajtë e kuq” blenë nga Atalanta edhe sulmuesin e talentuar nga Bregu i Fildishtë, Amad Diallo, i cili ka bërë edhe debutimin me fanellën e Manchester United.

Nga ana tjetër shifra prej 45 milionë eurosh josh jo pak drejtuesit e Atalantës, pasi me një shumë të tillë parash do të kenë mundësi të ruajnë pjesën tjetër te grupit dhe njëkohësisht të provojnë të afrojnë talente të tjera.

Ndërkohë në “Old Trafford” mezi e presin një mbrojtës me cilësitë e Romeros, i shpejtë dhe shumë i fortë fizikisht, pasi Harry Maguire është shumë i ngadaltë dhe kjo e ka penalizuar jo pak skuadrën gjatë këtij sezoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat