Nga derbi i Milanos në Gjermani, zbulimi i Serisë A ndez merkaton

Futboll

Nga derbi i Milanos në Gjermani, zbulimi i Serisë A ndez merkaton

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 00:45
Lukaku dhe Ibra

“Raspadori si Paolo Rossi”.

Me këto fjalë, Roberto Mancini ka ekzaltuar grumbullimin e sulmuesit të Sassuolo-s për Euro 2020, duke ndezur ëndrrat e tifozëve.

Ka mbetur akoma në mendjen e futbollit italian dygolëshi i shënuar 11 prillin e kaluar kundër Milan-it që, sipas Calciomercato.com, po interesohet për 21-vjeçarin.

Për momentin bëhet fjalë vetëm për një hipotezë, me kuqezinjtë që po negociojnë për të marrë Olivier Giroud nga Chelsea.

Edhe skuadra tjetër e Milano-s, Inter, po mendon seriozisht për lojtarit, veçanërisht nëse do të shitet Lautaro Martinez.

Ndërkohë, jashtë Italisë, interesohen Marseille dhe Leipzig. Raspadori pëlqehet pak nga të gjithë,Sassuolo po provon të rezistojë për ta shijuar të paktën edhe për një sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat