Dias është zgjedhur lojtari i vitit

Futboll

Dias është zgjedhur lojtari i vitit

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 14:08
Dias është zgjedhur lojtari i vitit

Mbrojtësi portugez gjatë tërë sezonit ka qenë i shkëlqyer në zemër të mbrojtjes së Manchester Cityt.

Ruben Dias është zgjedhur lojtari i vitit në Premier Ligën angleze, pas një sezoni të shkëlqyer me skuadrën e Manchester Cityt,.

Sezoni 2020/21 ishte i pari në Premier Ligë për Dias, i cili u transferua nga skuadra e Benficas tek City për një shumë afro 68 milionë eurosh.

Brenda këtij sezoni, Dias ka arritur të bëjë 50 paraqitje në të gjitha garat për skuadrën e Pep Guardiolas, duke fituar Premier Ligën angleze dhe Kupën e Carabaos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat