Strakosha drejt largimit nga Lazio

Futboll

Strakosha drejt largimit nga Lazio

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 15:47
Strakosha drejt largimit nga Lazio

Sarri me plane të qarta për të ardhmen, Strakosha drejt largimit nga Lazio!

Ndonëse ende nuk është zyrtarizuar në krye të Lacios, Mauricio Sarri ka filluar të mendojë që tani për skuadrën e sezonit të ardhshëm. Trajneri italian i ka kërkuar drejtuesve 4 blerje, dy mbrojtës, një mesfushor dhe një sulmues.

Megjithatë për t’u arritur kjo, drejtuesit e Lacios duhet të bëjnë dy largime të rëndësishme. Sipas asaj që raporton “La Repubblica”, dy lojtarët që pritet të sakrifikohen te bardhekaltrit janë dy prej lojtarëve të rëndësishëm, portieri shqiptar Tomas Strakosha dhe sulmuesi Korrea.

Te Lacio besojnë se Reina mund të japë shumë edhe për një sezon dhe për këtë arsye do i hapnin derën një largimi të Strakoshës, i cili nuk pranon të jetë edhe për një sezon tjetër në stol. Nga ana tjetër, për Korrean Lacio kërkon të paktën 30 milionë euro për ta lënë të lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat