Pogba zgjedh fituesin e Topit të Artë

Futboll

Pogba zgjedh fituesin e Topit të Artë

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 16:02
Pogba zgjedh fituesin e Topit të Artë

Menjëherë pas finales së Champions League të fituar nga Chelsea i tij, N’Golo Kante është bërë protagonist në rrjetet sociale pas fushatës së nisur për t’i dhënë Topin e Artë.

Në lidhje me këtë mundësi ka folur dhe shoku i tij te kombëtarja e Francës, Paul Pogba.

“Ajo që dua t’i them botës është se Kante që kemi parë në muajt e fundit ka qenë gjithmonë kështu. Flitet shumë për paraqitjet e tij, por ka qenë gjithmonë kaq i aftë”, ka thënë mesfushori i Manchester United për Eurosport.

“Në finale nuk ishin Cristiano dhe Messi, kështu që është bukur të shikosh paraqitjet e mesfushorëve ose dhe mbrojtësve. Kam thënë pak kohë më parë se Kante duhet ta fitonte Topin e Artë nëse Chelsea do ta fitonte Champions League. Do ta metitonte”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat