Italia e kërkon trofeun

Futboll

Italia e kërkon trofeun

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 18:25
Italia e kërkon trofeun

Italia është një nga Kombëtaret e cila nuk shihet si favorite për të fituar Europianin, por kanë treguar që kanë një grup fantastik. Në kualifikueset e Euro 2020, klubi i drejtuar nga Mançini fitoi 30 pikë nga 30 te mundshme, duke vendosur një rekord historik.

Në përbërje të Italisë ka lojtarë mjaft të talentuar, të cilët janë duke bërë mirë në skuadrat e tyre përkatëse.

Toloi, i cili aktivizohet tek Atalanta deklaroi për mikrofonat e televizionit italian “RAI” deklaroi se skuadra e tij është e fortë, me një grup lojtarësh mjaft  të aftë dhe teknikë.

“Skuadra është e fortë, e përbërë prej lojtarësh të shkëlqyer dhe teknikë. Është e rëndësishme të kemi futbollistë të këtij niveli. Ne mbrojmë të gjithë si skuadër. Ka një dëshirë të madhe të të gjithë skuadrës, jemi duke bërë mirë nga të gjitha aspektet”.- u shpreh Toloi.

Kujtojmë që Italia asnjëherë nuk ka qenë favorite për të fituar kompeticione si Europiani apo Kupa e Botës, megjithatë me stilin e tyre “Catenaccio”, fqinjët tanë kanë korrur suksese mjaft te mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat