Një sezon me më shumë ulje se ngritje me Barcelonën

Futboll

Një sezon me më shumë ulje se ngritje me Barcelonën

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 11:30
Një sezon me më shumë ulje se ngritje me Barcelonën

Një sezon me më shumë ulje se ngritje me Barcelonën dhe gjërat nuk po shkojnë mirë as gjatë verës. Sergi Roberto ka qenë përsëri protagonist për keq.

Në këtë rast, sepse ka marrë pjesë në një festë ilegale në Mykonos me qindra persona, pa mbajtur maskën dhe pa respektuar distancën sociale të vendosur nga autoritetet kundër Covid.

Sipas Sports 3, Sergi Roberto dhe partnerja e tij kanë marrë pjesë me qindra persona në një festë, pa respektuar masat anti-Covid.

Lojtari, i cili është nxjerrë në shitje nga Barcelona, tani rrezikon të marrë një gjobë të kripur nga klubi katalanas dhe nga autoritetet.

Imazhet e festës janë transmetuar në Mykonos Live TV dhe janë bërë virale menjëherë në internet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat