Erdhi me bujë në muajin janar, por..

Futboll

Erdhi me bujë në muajin janar, por..

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 14:24
Erdhi me bujë në muajin janar, por..

Nëse maqedonasit Toshevski dhe Najdovski qëndrojnë, Vairinen është problemi kryesor i Tiranës.

Panoramasport i ka kontaktuar me lojtarin finlandez, por ai nuk ka kthyer përgjigje përfundimtare. Këto ditë të para merkatoje, Tirana duhet t’i mbyllë marrëveshjet për të prishur zyrtarisht kontratën me konsensus me Tim Vairinen.

Finlandezit, i cili prej janarit është parë të bëjë fotografi te Tirana pa shënuar asnjë gol, i është kërkuar nga klubi të ndahen me konsensus. Nëse largohet Vairinen, i hapet rruga afrimit të një tjetër lojtari.

Sulmuesi për një vit e gjysmë përfiton rreth 160 mijë euro dhe Tirana po tenton ta mbyllë marrëveshjen, duke i dhënë një pjesë të parave në dorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat