Kosova U-21 kërkon fitore ndaj Andorrës

Futboll

Kosova U-21 kërkon fitore ndaj Andorrës

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 11:10
Kosova U-21 kërkon fitore ndaj Andorrës

Kombëtarja e Kosovës U21 dje zhvilloi stërvitjen e 12-të me radhë, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Dardanët e rinj zhvilluan përgatitjet e fundit para ndeshjes së parë kualifikuese për Kampionatin evropian 2023 kundër Kombëtares U21 të Andorrës.

Të përzgjedhurit e Michael Nees u shprehen të kënaqur me stërvitjet e zhvilluara deri tani e po ashtu u shprehën optimist për paraqitje dhe rezultat të mirë kundër Andorrës.

Ndeshja ndërmjet Kosovës U21 dhe Andorrës U21 zhvillohet sot (e martë) nga ora 20:00 dhe transmetohet në platformën Art Motion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat