Lajm i keq për Poloninë

Futboll

Lajm i keq për Poloninë

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 13:32
Lajm i keq për Poloninë

Arkadiush Milik nuk do të mund të jetë pjesë e Europianit që nis më datë 11 qershor. Sulmuesi i Marsejë, edhe pse bëri gjithçka për t’u rikuperuar nga një dëmtim i marrë gjatë sezonit, sërish nuk ia ka dalë të jetë gati.

Mjekët e kombëtares kanë punuar prej ditësh me lojtarin, mirëpo terapia nuk ka dhënë efektet e pritura.

Ns këtë formë, duke mos pasur më kohë në dispozicion, është vendosur që Milik të largohet nga grumbullimi dhe të mendojë për fushën vetëm në momentin kur të fillojë sezoni i ri.

Një lajm i keq për vetë 27-vjeçarin, por edhe Poloninë që të gjithë shpresat duhet t’i kalojë te Robert Levandovski. Sakaq, Polonia do ta nisë Europianin e saj më datë 14 qershor në ndeshjen ndaj Sllovakisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat