Rrëfimi prekës i Viallit

Futboll

Rrëfimi prekës i Viallit

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 11:00
Rrëfimi prekës i Viallit

“Unë kam qenë një futbollist dhe njeri i fortë, por edhe i brishtë. Jam këtu me gabimet e mia, frikën dhe dëshirën për të bërë diçka të rëndësishme”. Gianluca Vialli tregoi betejën e tij kundër kancerit:

 “Ky është një shoqërues i padëshiruar i jetës, por duhet të shkoj përpara, të udhëtoj me kokën ulur dhe të mos dorëzohem kurrë, duke shpresuar se sëmundja do të lodhet dhe do të më lejojë të jetoj për shumë vite të tjera”, – vazhdoi ish-sulmuesi blu, tani në stafin e trajnerit Mancini .

Shpresa e Vialli është që historia e tij të frymëzojë shpresë për ata që përballen me të njëjtën betejë

: “Unë kam qenë një lojtar dhe njeri i fortë, por edhe i prekshëm. Dikush mund të njihet me dëshirën për të bërë diçka të rëndësishme. Kanceri është më i fortë se unë dhe nëse nuk lufton, e humbet betejën me të. Ai është një shok jete për mua, por s’mund të rri me kokën ulur, të dorëzohem. Jam duke shpresuar se një ditë do të lodhet dhe do të më lërë të jetoj paqësisht vitet e mbetura të jetës”.

Vialli, gjithashtu foli për lidhjen e tij me Mancini: “Ne u takuam në ekipin kombëtar kur ishim fëmijë. Roberto ishte një lojtar i fortë, teknik, shumë i shpejtë. Mbaj mend që herën e parë së bashku kemi ngrënë dhe kemi biseduar për Sampdoria…”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat