Shkëndija ka filluar përgatitjet për sezonin e ri

Futboll

Shkëndija ka filluar përgatitjet për sezonin e ri

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 12:56
Shkëndija ka filluar përgatitjet për sezonin e ri

Shkëndija ka filluar përgatitjet për sezonin e ri, ku edhe këtë rradhë “kuqezinjtë” do na përfaqësojnë në eliminatoret e Ligës së Kampionëve. Shkëndija edicionin e kaluar e mbylli me stil, pasi që disa javë më parë u shpall kampione, ndërsa forma e futbollistëve, sidomos në pjesën e dytë ishte shumë pozitive, që jep shpresa për një paraqitje dinjitoze në Europë.

Mbetet të shihet nëse “kuqezinjtë” do i besojnë skeletit të skuadrës së edicionit të kaluar, apo ndoshta ditëve në vijim do fillojnë me prezantimin e futbollistëve të rinj, të cilët pritet që të shtojnë konkurrencën dhe cilësinë e skuadrës.

Tashmë një kohë të gjatë po flitet se Sabit Bilali i FC Shkupit do të jetë një lojtar i ri i “kuqezinjëve”, ndërsa informacione të “infOSport.mk”, bëjnë me dije se Shkëndija ka kontaktuar edhe këmbëshpejtin e Vardarit, Martin Mirçevski.

Ky i fundit edicionin e kaluar i kishte shënuar Shkëndijës në të dyja ndeshjet, ndërsa i njëjti në fund të sezonit rezultoi edhe si golashënuesi më i mirë i Vardarit me 8 gola të shënuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat