Vëllai i del në mbrojtje Eden Hazardit

Futboll

Vëllai i del në mbrojtje Eden Hazardit

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 14:09
Vëllai i del në mbrojtje Eden Hazardit

Një nga transferimet e bujshme dy sezone më parë, ishte kalimi i Eden Hazard nga skuadra e Ccelsit tek skuadra e Real Madridit. “Los Blankos” shpenzuan 100 milionë euro për lojtarin belg në verën e vitit 2019, por 30-vjeçari nuk ia ka dalë të shfaqë potencialin e tij tek skuadra madrilene.

Dëmtimet  e shumta, pak gola dhe asiste, dhe kritikat e  vazhdueshme për yllin belg nuk kanë të mbaruar dhe për ti dalë në mbrojtje ka menduar vëllai i tij Thorgan Hazard.

Ky i fundit beson se Eden do të shfaqet ndryshe në sezonin e ardhshëm dhe mund të bëjë atë që nuk bëri dot në këtë sezon me skuadrën e Realit, madje ai fajëson edhe shtypin se i zmadhon gjërat më shumë seç duhet.

“Në Spanjë, shtypi t’i vështirëson gjërat, por është normale të jesh disi i ashpër ndaj Edenit. Ai nuk ia ka dalë të tregojë se çfarë është në gjendje të bëjë në fushën e blertë. Ata e dinë se sa futbollist i jashtëzakonshëm është. Shpresoj që të tregojë vlerat e tij në sezonin e ardhshëm dhe t’i japë fund kritikave”, tha  Thorgan Hazard, i cili aktivizohet me Dortmundin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat