Bardhi: Mezi po e presim ndeshjen e parë në Kampionatin Evropian

Futboll

Bardhi: Mezi po e presim ndeshjen e parë në Kampionatin Evropian

Nga: K.G. Më: 9 qershor 2021 Në ora: 14:27
Bardhi: Mezi po e presim ndeshjen e parë në Kampionatin Evropian

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut është gati për Kampionatin Evropian, i cili starton pasnesër.

Futbollisti i Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi thotë se po ndihet  shkëlqyeshëm dhe se mezi pret të vijë ndeshja e parë. 

“Ndihem mirë, nuk kam asnjë problem. Në momentin që isha i izoluar po stërvitesha vetëm. 

Për këtë moment jam gati si fizikisht ashtu edhe mendërisht si të gjithë futbollistët e tjerë. 

Mezi presim që të fillojë kampionati dhe ndeshja e parë kundër Austrisë. 

Të gjithë po i presim këto ndeshje 100 për qind të përgatitur. 

Mbetet vetëm që të stërvitemi dhe të japim më të mirën. 

Ajo që kam përjetuar në kampionatin e të rinjve është diçka e paharrueshme. 

Sidoqoftë, gjithçka është ndryshe. Ne nuk kemi ardhur këtu që të jemi të huaj dhe të jemi të kënaqur me vetë pjesëmarrjen. 
Maqedonia ka dëshmuar shumë herë sa ia vlen dhe sa lojtarë cilësorë ka”, tha mes të tjera Bardhi, transmeton “ekipa.mk”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat