Ja kur kthehet Benzema

Futboll

Ja kur kthehet Benzema

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 18:54
Ja kur kthehet Benzema

Dëmtimi i Benzemas në miqësoren që Franca luajti mbrëmjen e djeshme ndaj Bullgarisë trembi jo pak stafin teknik të cilët nuk duan të privohen nga humbja e një ndër lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës në prag të Kampionatit Europian.

Sipas mediave franceze ka qenë thjesht një dëmtim muskular për madrilenin, i cili brenda 48 orëve do të rikthehet në skuadër.

Ditën e sotme, Benzema nuk është stërvitur me grupin teksa pritet të jetë në fushë në sfidën ndaj Gjermanisë të martën e ardhshme në sfidën e parë të kompeticionit veror.

33 vjeçari la fushën në minutën e 41-të, duke i lënë vendin sulmuesin tjetër Olivier Zhirud i cili realizoi një dopietë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat