Tottenham vazhdojnë bisedimet...

Futboll

Tottenham vazhdojnë bisedimet...

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 11:58
Tottenham vazhdojnë bisedimet...

Totenhem vazhdon kërkimet e saj për një trajner për sezonin e ardhshëm.

Spurs kanë qenë në bisedime me disa teknikë, mes tyre Konte dhe Poçetino, por me secilin, për arsye të ndryshme nuk ia ka dalë të bëjë marrëveshje.

Ndaj, së fundmi në skenë ka dalë një emër i ri.

Bëhet fjalë për Paulo Fonsekën, i cili sezonin e fundit ishte te Roma. Presidenti i Totenhem, Levi do të ishte i kënaqur ta kishte në drejtimin e skuadrës, ndërsa edhe portugezi pret krahëhapur një aventurë në Premier League.

Tashmë, palëve iu mbetet të vazhdojnë bisedimet, të cilat sipas shtypit britanik po shkojnë pozitivisht dhe mund të ketë një fund të bukur për të dyja palët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat