Laçi tashmë fokusohet edhe te kalimtar

Futboll

Laçi tashmë fokusohet edhe te kalimtar

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 13:09
Laçi tashmë fokusohet edhe te kalimtar

Pas largimeve të shumta Laçi tashmë fokusohet edhe te kalimtar.

Sulmuesi Saliou Guindo ishte i pari që u zyrtarizua nga bardhezinjtë ndërkohë që ka ardhur zyrtarizimi i dytë, pikërisht afrimi i Klinti Qatos, mesfushorit të talentuar i cili konsdirohet një goditje e mirë për të ardhmen. Qato sezonin e fundit ishte pjesë e skuadrës së Tomorit, ku luajti si titullar dhe shënoi edhe 3 gola. I riu ka luajtur edhe në të shkuarën në Superiore.

Me Teutën në sezonin 2018/19 u aktivizua vetëm në një ndeshje, për të kaluar më pas te Luftëtari ku mori hapësira. Mesfushori luajti 22 ndeshje me gjirokastritët, duke u aktivizuar në disa raste edhe si mbrojtës krahu për nevoja të skuadrës.

Gjatë ditëve në vijim te Laçi pritet të ketë të tjera zyrtarizime me kurbinasit që do të synojnë të shkojnë sa më larg edhe në Conference League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat