Portugezit i duhen edhe 5 gola që të barazojë iranianin

Futboll

Portugezit i duhen edhe 5 gola që të barazojë iranianin

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 14:45
Portugezit i duhen edhe 5 gola që të barazojë iranianin

Portugezit i duhen edhe 5 gola që të barazojë iranianin.

Cristiano Ronaldo është pranë rekordit të Ali Daei për më shumë gola të shënuar me përfaqësuesen. Sulmuesi portugez realizoi në miqësoren me Izraelin, duke arritur kuotën 104 gola, 5 më pak se legjenda e Iranit, i cili pati karrierën e tij nga 1993 deri në 2006.

Me këto ritme 36-vjeçari mund t’ia arrijë që në finalet e këtij Europiani që për Portugalinë nisin ndaj Hungarisë më 15 Qershor.

Portugezët kanë në grup edhe Gjermaninë dhe Francën. Portugalia tregoi se ishte gati për këtë aktivitet duke mundur Izarelin lehtësisht 4 – 0.

Përveç Cristinao Ronaldo shënuan dy herë Bruno Fernandes dhe një Joao Cancelo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat