Ylli argjentinas kishte shprehur dëshirën për një transferim në Ligën Amerikane

Futboll

Ylli argjentinas kishte shprehur dëshirën për një transferim në Ligën Amerikane

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 15:27
Ylli argjentinas kishte shprehur dëshirën për një transferim në Ligën Amerikane

Ylli argjentinas kishte shprehur dëshirën për një transferim në Ligën Amerikane MLS, dhe mund të kalojë aty në vitin 2023.

Presidenti i Inter Miami Jorge Mas, beson që skuadra e tij në të ardhmen do të transferoj yllin e Barcelonës Lionel Messi.

Kontrata aktuale e Messit me Barcelonën skadon në fund të këtij muaji, dhe klubi i tij dëshiron me çdo kusht që 33-vjeçari të nënshkruajë një kontratë të re, për të vazhduar qëndrimin në “Camp Nou”.

Spekulime të shumta kanë qarkulluar që kontrata e re që i është ofruar Messit nga Barcelona do ta sheh argjentinasin të luajë edhe për dy sezone të tjera në Spanjë, dhe më pas të transferohet tek Inter Miami në vitin 2023.

Jorge Mas e ka konfirmuar që ai dhe bashkëpronari David Beckham kanë qenë të përfshirë në bisedime për ta sjellë Messin në Florida.

“David dhe unë kemi qenë duke punuar me intensitet të lartë, kemi synime që të sjellim lojtarët më të mirë këtu, dhe Leo Messi është një lojtar me eksperiencë të madhe, padyshim lojtari më i mirë i të gjitha kohërave”, tha Mas për “Miami Herald”.

“Jam optimist që Messi do të luajë në fanellën e Inter Miamit, sepse unë mendoj që do ta kompletonte trashëgiminë e lojtarit më të mirë të gjeneratës sonë, dhe do të ishte në përkrahje të ambicieve të pronarëve të Inter Miamit, për të ndërtuar një klub me lojtar të nivelit botëror”, shtoi presidenti i klubit amerikan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat