Islami: Jam shumë i lumtur që kam vazhduar me Dritën

Futboll

Islami: Jam shumë i lumtur që kam vazhduar me Dritën

Nga: K.G. Më: 10 qershor 2021 Në ora: 19:07
Islami: Jam shumë i lumtur që kam vazhduar me Dritën

Nënkampioni i Kosovës, Drita nga Gjilani, “blindon” futbollistin Drilon Islami.

“Drilon Islami vazhdon me klubin!

Drilon Islami njëri prej futbollistëve më punëtorë, një djalë i urtë dhe i përkushtuar dëshiron që të lë gjurmë në klub. 
Dy vite më parë Driloni erdhi nga ekipi i Ferizajt si një talent i ri, për tu formuar dhe për tu pjekur si futbollist tek ne. 

Për këto dy vite, progresi i tij ishte i jashtëzakonshëm dhe nga ndeshja në ndeshje si një profesionist i vërtetë e shfrytëzonte çdo minutë që trajneri Nuhiu ja jepte për të fituar edhe më shumë besimin e trajnerit.

Pas takimit që kishim mes drejtuesve të klubit dhe Drilonit, është arritur marrëveshja që Driloni të jetë me ne edhe për tre vitet e ardhshme dhe ku pritet që Driloni të jep kontributin e tij në projektet e klubit.

“Jam shumë i lumtur që kam vazhduar me klubin. Dëshira ime ishte që unë të vazhdoja këtu dhe sigurisht që jam shumë i lumtur që edhe klubi beson shumë në mua. 

Jam i vetëdijshëm që ngritja ime si futbollistë është fal klubit ku jam dhe fal punës së trajnerëve andaj i jam shumë falenderues. Do të mundohem që të rritem edhe më shumë si futbollist në mënyrë që të kontriboj edhe më shumë për klubin”, tha Islami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat