Një sfidë që më në fund i jep rrugë aktivitetit të shtyrë e të ndryshuar

Futboll

Një sfidë që më në fund i jep rrugë aktivitetit të shtyrë e të ndryshuar

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 11:44
Një sfidë që më në fund i jep rrugë aktivitetit të shtyrë e të ndryshuar

Europiani 2020, ose më saktësisht 2021, hap siparin e tij këtë të premte me ndeshjen e parë në Romë, atë mes Italisë dhe Turqisë.

Një sfidë që më në fund i jep rrugë aktivitetit të shtyrë e të ndryshuar për shkak të pandemisë mbërtheu globin.

Por pavarësisht pranisë së kufizuar të personave në stadiume, apo situatës që nuk lejon spektaklin e zakonshëm, italianët kanë menduar gjithsesi që ta kthejnë në shfaqje këtë eveniment. Kështu, përtej efekteve vizuale të përgatitura për ceremoninë e hapjes, ajo do të ketë si protagonistë disa figura të njohura,

Dy janë futbollistë të cilët kanë përfaqësuar qytetin e Romës për shumë vite, Françesko Toti me Romën dhe Alesandro Nesta me Lacion. Këta të dy kanë pjesën futbollistike të shfaqjes, pasi atë të spektaklit do ta mbulojë një nga figurat më përfaqësuese të muzikës italiane në botë, tenori Andrea Boçeli, i cili do të nisë shfaqjen me të famshmen “Nessun Dorma”, teksa avionët ushtarakë që do të bëjnë paradë mbi “Olimpiko” në ato momente.

Sigurisht, nuk do të mungojë edhe spektakli piroteknik, sidomos kur në mënyrë virtuale të pranishëm në skenë do të jenë Bono dhe Edge të U2 si dhe Martin Garrix, të cilët kanë bërë kolonën zanore të këtij evenimenti, para se t’i lënë fushën e lojës skuadrave për të dhënë shkelmimin e parë të topit të këtij evenimenti të shumëpritur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat