Ndodhia përpara ndeshjes

Futboll

Ndodhia përpara ndeshjes

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 17:59
Ndodhia përpara ndeshjes

Portugalia është gati të zbresë në fushë për sfidën ndaj Hungarisë dhe të gjithë sytë janë nga Cristiano Ronaldo sigurisht…

Por, e shkuara në stadiumin “Puskas Arena” nuk ishte edhe aq e lehtë për kombëtaren lusitane pasi autobusi hasi një trafik të tmerrshëm dhe u vonua më shumë se zakonisht.

Hungari (3-5-2): Gulacsi; Botka, Orban, Attila Szalai; Lovrencsics, Kleinheisler, Adam Nagy, Schafer, Fiola; Szalai, Sallai

Portugali (4-3-3): Rui Patricio; Nelson Semedo, Ruben Dias, Pepe, Guerreiro; Danilo, William Carvalho, Bruno Fernandes; Cristiano Ronaldo Diogo Jota, Bernardo Silva

REKORDI – Shansi i parë për Cristiano Ronaldo të kalojë Michel Platini dhe të bëhet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Kampionatin Evropian.

Të dy shënuan 9 gola në turne, me ndryshimin që francezi i shënoi të gjitha në një edicion, atë të vitit 1984.

Për CR7 është turneu i pestë dhe golat shpërndahen si më poshtë: 2 në 2004, një në 2008, 3 në 2012 dhe 3 në 2016.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat