Portugalia filloi mbrojtjen e titullit evropian me një fitore bindëse me rezultat 3:0 ndaj Hungarisë.
"Nëse do të kishim shënuar një gol më herët, do të kishte qenë shumë më e lehtë për ne. Hungaria u përqendrua në mbrojtje dhe u mbrojt mirë, dhe ne e shtypëm.
Ne patëm shanse ppor nuk i realizuam. Të them të drejtën kemi pasur një periudhë të vogël ankthi por iu përgjigjëm si duhet.
Kur shënuam golin e parë ishte tashmë më lehtë, hungarezët u hapën dhe kjo na lejoi të luanim më lirshëm në sulm dhe të shënonim edhe dy gola.
Një fitore shumë e rëndësishme”, tha selektori i Portugalisë, Fernando Santos.