Drita firmos me Mujën

Futboll

Drita firmos me Mujën

Nga: K.G. Më: 16 qershor 2021 Në ora: 18:53
Drita firmos me Mujën

Drita nga Gjilani përforcohet me një futbollist cilësor.

Është fjala për Arbnor Mujën i cili ka qenë ndër më të mirët në radhët e Trepçës ’89 në edicionin e kaluar. 

“Sot në ambientet e klubit tonë FC Drita në prani të presidentit Valon Murseli është zyrtarizuar marrëveshja me lojtarin më të ri Arbnor Muja!

Duke pasur parasysh projektet e klubit dhe ndërtimin e një skuadre me lojtarë të së ardhmes, Muja ka nënshkruar kontratë trevjeçare me ekipin dhe do të jetë me ne deri në qershor të 2024.

Muja vjen nga ekipi  Trepça Ç89 ku vitet e fundit me paraqitjet e tij ishte njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm të ekipit Mitrovicas!

Klubi jonë e falënderon presidentin e KF Trepça ‘89 z. Abedin Zeka për lejimin e lojtarit që të zhvillojë fazën përgatitore me ne, në mënyre që Arbnori të jetë i gatshëm të na ndihmojë në ndeshjet e Europës!”, njofton FC Drita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat