Bale, lojtar i ndeshjes!

Futboll

Bale, lojtar i ndeshjes!

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 20:58
Bale, lojtar i ndeshjes!

UEFA ka zgjedhur Gareth Bale si lojtarin më të mirë të ndeshjes Uells-Turqi, sfidë ku ishullorët triumfuan me rezultatin 2-0.

Ylli i Realit ishte lojtari kyç në këtë ndeshje duke dhënë dy asistet tek dy golat e Uellsit të shënuar nga Ramsej dhe Roberts.

Edhe pse humbi penalltinë, Bale është zgjedhur lojtari më i mirë i ndeshjes, duke fituar një çmim individual të merituar.

Pas fitores me Turqinë, Uellsi kryeson Grupin A në kuotën e 4 pikëve, ndërkohë ishullorët kanë sytë nga sfida e darkës midis Italisë dhe Zvicrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat