Mjekët e vranë Maradonën, ja kush e thotë

Futboll

Mjekët e vranë Maradonën, ja kush e thotë

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 11:42
Mjekët e vranë Maradonën, ja kush e thotë

“Ata vranë Diegon”, – tha avokati i një prej infermiereve të Maradonës mbrëmë, duke akuzuar mjekët e futbollistit legjendar argjentinas si përgjegjës për humbjen e jetës së tij. Rodolfo Baqué siguroi mediat se kampionit të botës më 1986 i ishin dhënë ilaçe psikotrope, që i përshpejtuan rrahjet e zemrës, edhe pse po trajtohej për sëmundje kardiake: “Është një përgjegjësi e mjekëve që e kuronin. Ka pasur shumë sinjale (drita të kuqe) që Maradona do të vdiste brenda natës. Dhe askush nga mjekët nuk bëri asgjë për ta parandaluar atë”.

Baqué mbron infermieren Dahiana Madrid, të marrë dje në pyetje nga prokurori i San Isidro, në periferi të Buenos Aires, për rrethanat e vdekjes së Maradonës më 25 nëntor 2020.

Ashtu si pjesa tjetër e ekipit mjekësor që trajtoi ish-futbollistin, Dahiana Madrid, 36 vjeçe, është nën hetim për “vrasje të thjeshtë me sjellje të pahijshme e të qëllimshme”, një krim i dënueshëm me burgim nga 8 deri në 25 vjet në Argjentinë.

Prokuroria vëren se Maradona kishte kujdes të pamjaftueshëm nga anëtarët e ekipit mjekësor. “Ajo që Madrid ka bërë është respektimi i indikacioneve të mjekëve kurues”, – u tha avokati gazetarëve, shkruan telesporti.

Diego Maradona, i cili vuante nga veshkat, mëlçia dhe problemet e zemrës, vdiq nga një atak kardiak i vetëm në rezidencën e tij në Tigre, në veri të Buenos Aires, vetëm disa javë pasi iu nënshtrua një operacioni në tru për një mpiksje gjaku. Ai ishte 60 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat