Ja kriteret e Europianit

Futboll

Ja kriteret e Europianit

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 15:54
Ja kriteret e Europianit

Përveç dy skuadrave të para të grupit, që do të shkojnë automatikisht në 1/8-at e Europianit, atyre do t’u bashkohen në këtë fazë edhe 4 skuadrat e treta më të mira të grupeve.

Këto janë kriteret që e përcaktojnë renditjen e tyre përfundimtare:

a. numri më i madh i pikëve;

b. golavarazhi më i mirë;

c. numri më i madh i golave të shënuar;

d. numri më i madh i fitoreve;

e. pikët më të pakta disiplinore bazuar vetëm te kartonët e verdhë dhe të kuq, të marra në të gjitha ndeshjet e grupit (kartoni i kuq = 3 pikë, kartoni i verdhë = 1 pikë, kartoni i kuq pas dy të verdhave në një ndeshje = 3 pikë);

f. renditja e përgjithshme në kualifikueset e Europianit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat