Broja i jep fund aventurës me Partizanin

Futboll

Broja i jep fund aventurës me Partizanin

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 13:38
Broja i jep fund aventurës me Partizanin

Rron Broja ka vendosur t’i japë fund aventurës me Partizanin, teksa lojtari dhe klubi nuk kanë shtyrë më tej marrëveshjen.

Ka qenë vetë mesfushori që nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale njoftoi lamtumirën nga të kuqtë, ndërsa ka pasur një falenderim për të gjithë bashkëpunëtorët e tij.

Reagimi i Brojës:

“Dua të njoftoj se nga sot nuk do të jem pjesë e KF Partizani. I falënderoj të gjithë, duke nisur nga presidenti, drejtori, trajerët, shokët e skuadrës dhe gjithë stafin e klubit, me të cilët kemi punuar së bashku në këto dy vite.

Gjithashtu një falënderim i veçante për tifozët Ultras Guerrils për mbështetjen e tyre në çdo moment”, shkruan Broja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat