Isufi: Një Luka Modriq edhe në atë moshë tregoi se ka energji

Futboll

Isufi: Një Luka Modriq edhe në atë moshë tregoi se ka energji

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 00:51
Trajneri i KF Ballkanit, Bekim Isufi

Trajneri i KF Ballkanit, Bekim Isufi tha se Kroacia në duelin e mbrëmjes kundër Skocisë bëri disa ndryshime të cilat edhe bën mirë.

“Kroacia sot ishte më ndryshe me disa ndryshime në formacion ku në sulm munguan disa lojtarë. Në pjesën e parë ishte më mirë deri në atë moment kur u ndëshkua me një kundërsulm”.

“Pjesa e dytë Skocia ishte më e mirë në 15 minuta, por më pas vendosi përvoja ndonëse ekipet luajtën hapur”.

Isufi gjithashtu komentoi edhe paraqitjen e futbollisti kroat, Luka Modriq.

“Një Luka Modriq edhe në atë moshë tregoi se ka energji për të marr barrën edhe në këtë sfidë. Është një lider i lindur dhe gjithë kualifikimi në rundin tjetër i takon atij”.

Trajneri gjilanas foli edhe për Diego Maradonën që vite më parë shënoi gol me dorë, gol i njohur si ‘Dora e Zotit’.

Sipas trajnerit gjilanas, Maradonën ka qenë kënaqësi ta shohësh në fushë.

“Nësë numri 10 ka simbolizua diçka, ai ka qenë Maradona. Ne jemi rrit me Maradonën dhe Fadil Vokrrin. Ka qenë kënaqësi me pa dhe ata që e ka ba në fushë ka qenë interesant dhe ka thy çdo tabu. Ka qenë të paktën me Messin që dinë të vendosin lojën në momente të caktuara, pra ishte i veçantë dhe special.

Isufi gjithashtu ka folur edhe sfidën e djeshme, Danimarka – Rusia, ku danezët panë në Livescore rezultatin e ndeshjes, Belgjika – Finlanda, për t’ju gëzuar më pas kalimit tutje në “EURO 2020”. Madje ky tregoi edhe një rrëfim të tij sa ishte pjesë si trajner i KF Dritës në Kosovë.

“Ka qenë viti 2018 ishte një ndeshje vendas në tri xhirot e fundit kundër Trepçës 89 ku ne kemi pritur duelin, Liria – Prishtina, ku ne fituam dhe deri në minutën e 94-të ne ishim kampion dhe Prishtina shënon gol dhe fillon çdo gjë nga xhiro e radhës. Nuk ishte diçka, por na u shty festa për një javë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat