Mësohet fati i Chiellinit dhe Florenzit

Futboll

Mësohet fati i Chiellinit dhe Florenzit

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 15:24
Mësohet fati i Chiellinit dhe Florenzit

Italia rikuperon Giorgio Chiellini për ndeshjen kundër Austrisë, e cila do të luhet të shtunën në mbrëmje. Kapiteni blu në fakt u stërvit së bashku me shokët e tij të skuadrës gjatë seancës së fundit në Coverciano. 

Chiellini u dëmtua gjatë ndeshjes së dytë të fazës së grupeve kundër Zvicrës, kur u detyrua të kërkonte zëvendësim për shkak të lodhjes së muskujve.

Pasi humbi ndeshjen kundër Uellsit, veteran bardheyi duket se është rikuperuar, edhe pse Mancini vështirë se do ta rrezikojë atë nga minuta e parë të shtunën në mbrëmje. Mbrojtësi i Juventusit duhet të ulet në stol për ti bërë vend njërit mes Acerbi dhe Bastoni, me favorit të parin.

Asgjë për tu thënë mbi Alessandro Florenzi, i cili ende nuk e ka kapërcyer plotësisht problemin muskulor, që e shqetësoi qzsh në ndeshjen e parë kundër Turqisë, kur anësori i PSG u zëvendësua nga Di Lorenzo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat