Kjo ishte festa e madhe e Prishtinës pas kalimit në raundin e parë kualifikues të Championsit

Futboll

Kjo ishte festa e madhe e Prishtinës pas kalimit në raundin e parë kualifikues të Championsit

Më: 26 qershor 2021 Në ora: 08:15
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kampionia e Kosovës në futboll, FC Prishtina arriti me sukses ta kalojë fazën parakualifikuese të Champions Leagues dhe tani do të luajë në raundin e parë kualifikues.

“Plisat” triumfuan 2:0 ndaj kampionit të Andorrës, Inter Escaldes, ndërsa me po të njëjtin rezultat triumfuan edhe ndaj Folgores në gjysmëfinale.

Ishte Endrit Krasniqi që shkëlqeu sonte me dy gola duke i dhënë kualifikimin tutje kryeqytetasve. Krasniqi ishte protagonisti kryesor edhe në ndeshjen ndaj Folgores ku shënoi një gol dhe asistoi në tjetrin.

Pas ndeshjes, në kampin e Prishtinës kishte filluar festa e madhe, e përcjellur me këngët e tifogrupit të tyre, “Plisave”. Zëdhënësi i Prishtinës, Avni Durmishi publikoi një video në profilin e tij duke ndarë pak çaste nga festa që ka filluar tashmë te Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat