Prishtina ka mposhtur Inter d’Escalandes në finalen e raundit paraeliminator me rezultat 2:0.
Më këtë fitore Prishtina do të luajë në raundin e parë të kualifikimeve ndaj Fernecvarosit.
Trajner i Prishtinës, Zekirija Ramadani, është ndarë i lumtur me lojën e treguar dhe fitore, ndërsa foli edhe për kundërshtarin e radhës.
“Objektivi ka qenë i qartë që të kalohet ky turne dhe mendoj se jo vetëm Prishtina, por të gjithë kampionët tjerë paraprak të Kosovës e kanë kaluar këtë raund preliminar duke dëshmuar që kampioni i Kosovës nuk e ka vendin nga ky raund, por nga ajo e para kualifikuese”.
“T’i gëzohemi njëherë këtij kalimi, pastaj do të mendojmë edhe për ndeshjen e radhës e që normal tani favorit kryesor është ekipi kundërshtar, mirëpo për secilin prej nesh është motiv shtesë për ta treguar kualitetin përball Ferencvarosit”.
“Kurse, sa i përket ndeshjes, ishte ndeshje e mirë, kishim një kundërshtar që të paktën e njihnim, jo si kundërshtari paraprak, por nga fotot që i publikuan u duk se edhe ata kishin pasur ndeshjet tona duke i qasur profesionalisht këtij takimi”.