Xhevdet Peci: ‘Bota sot’, kurrë nuk i ka harruar sportistët 

Futboll

Xhevdet Peci: ‘Bota sot’, kurrë nuk i ka harruar sportistët 

Nga: K.G. Më: 26 qershor 2021 Në ora: 11:29
Xhevdet Peci: ‘Bota sot’, kurrë nuk i ka harruar sportistët 

Legjenda e boksit të Kosovës, Xhevdet Peci, me fjalë më të mira për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Peci, ish boksieri i mirënjohur, që edhe sot kujtohen me emocione meçet e tija në ish Jugosllavi, kur boksonte për Prishtinën dhe nokautonte kundërshtarët, si serbët, kroatët, boshnjakët etj. 

Peci është baba i boksit të Prishtinës dhe të Kosovës, që i solli më së shumti pikë e tituj Prishtinës në ish Jugosllavi, gjithsej pesë tituj kampioni. 

“Pikërisht gazeta “Bota sot”, në kohërat më të vështira ka dhënë kontributin më të madh dhe kurrë nuk i ka harruar sportistët, gjithmonë në përkrahja të sportistëve. Uroj 26 vjetorin e gazetës “Bota sot” dhe shumë e shumë vite tjera”, uron Xhevdet Peci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat