Belgjika në çerekfinale, Portugalia e Ronaldos në vaj

Futboll

Belgjika në çerekfinale, Portugalia e Ronaldos në vaj

Nga: Kemajl Goca Më: 27 qershor 2021 Në ora: 21:11
Pamje nga ndeshja

(E plotësuar) - Kampioni në fuqi i Evropës, Portugalia, e pafat, mposhtet nga Belgjika me rezultat 1:0 dhe eliminohet.

Belgjika kualifikohet në çerekfinale të Kampionatit Evropian, duke iu bashkuar Italisë, Danimarkës dhe Republikës së Çekisë.   

Tre minuta pa përfunduar pjesa e parë gjithçka u vendosë, Thorgan Hazard shënoi golin e fitores dhe të kualifikimit. 

Image

Në minutën e 6-të, Jota në pozitë ideale por goditja e tij shkoi jashtë shtyllës së majtë pingule. 

Në minutën e 25-të, Ronaldo nga distanca dërgon goditje të fortë dhe Courtois mezi e ndali.

Në minutën e 42-të, Thorgan Hazard, nga rreth 19-20 metra shënon gol të bukur në këndin e majtë të portës së Portugalisë.

Në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 48-të, futbollisti më i mirë belg, Kevin De Bruyne, lëndohet, i cili u detyrua të largohet nga fusha. 

Në minutën e 58-të, Ronaldo i lëvizshëm, asiston deri të Jota, por ky i fundit nga rreth 12 metra në vend të portës gjuan mbi të.
Portugalia nuk e kishte mbrëmjen e vet.

Në minutën e 82-të, Ruben Dias godet me kokë por fat i madh për Belgjikën, Courtois shpëton gol të sigurt, duke grushtuar topin.

Dy minuta më vonë (84’) Portugalia e pafat, Raphael Guerreiro nga rreth 17 metra godet fortë, por shtylla e poshtme e majtë shpëton Belgjikën, veçse Courtois ishte i dorëzuar. 

Portugalia luftojë deri në fund por assesi që të barazojë, ndërsa Belgjika ishte me fat sidomos në finish të takimit. Cristiano Ronaldo me shokë, të dëshpëruar dhe në vaj! Me 2 korrik Belgjika ndeshet me Italinë.
 
Belgjika – Portugalia 1:0

Stadiumi ‘de La Cartuja’ në Sevilla.
Shënues: Thorgan Hazard (42').
Gjyqtar: F. Brych (Gjermania).
Kartona të verdhë: - Vermaelen, Vertonghen - Palhinha, Dalot, Pepe.
Belgjika: Courtois, Alderweireld, Vertonghen, Vermaelen, Meunier, Witsel, Tielemans, T. Hazard (Dendoncker 80+5'), De Bruyne (Mertens 48’), E. Hazard (Carrasco 87’) dhe R. Lukaku.
Portugalia: Rui Patricio, Diogo Dalot, Pepe, Ruben Dias, Guerreiro, Joao Palhinha (Danilo 78’), Renato Sanches (Sergio Oliveira 78’), Joao Moutinho (Joao Felix 55’), Bernardo Silva (Fernandes 55’), Cristiano Ronaldo dhe Diogo Jota (An. Silva 70’).
86' Portugalia sulmon me të gjitha forcat.

84’ Portugalia e pafat, Raphael Guerreiro nga rreth 17 metra godet fortë, por shtylla e poshtme e majtë shpëton Belgjikën. 

82’ Ruben Dias godet me kokë fat i madh për Belgjikën, Courtois shpëton gol të sigurt, grushton topin.
79' Pak minuta deri në fund.

77' Portugalia afër eliminimit.

72' Belgjika po luan me kujdes të madh.

Belgjika – Portugalia 1:0
Stadiumi ‘de La Cartuja’ në Sevilla.
Shënues: Thorgan Hazard (42').
Gjyqtar: F. Brych (Gjermania).
Kartona të verdhë: Palhinha, Dalot.
Belgjika: Courtois, Alderweireld, Vertonghen, Vermaelen, Meunier, Witsel, Tielemans, T. Hazard, De Bruyne (Mertens 48’), E. Hazard dhe R. Lukaku.
Portugalia: Rui Patricio, Diogo Dalot, Pepe, Ruben Dias, Guerreiro, Joao Palhinha, Renato Sanches, Joao Moutinho (Joao Felix 55’), Bernardo Silva (Fernandes 55’), Cristiano Ronaldo dhe Diogo Jota (An. Silva 70’).

68' Portugalia e do me ngulm barazimin, Belgjika ta thellojë epërsinë.

64' Portugalia po ka probleme të mëdha me lojën e Belgjikës.

60’ Lojë me ritëm, kampioni në fuqi i Evropës kërkon barazimin.

Belgjika – Portugalia 1:0
Stadiumi ‘de La Cartuja’ në Sevilla.
Shënues: Thorgan Hazard (42').
Gjyqtar: F. Brych (Gjermania).
Kartona të verdhë: Palhinha, Dalot.
Belgjika: Courtois, Alderweireld, Vertonghen, Vermaelen, Meunier, Witsel, Tielemans, T. Hazard, De Bruyne (Mertens 48’), E. Hazard dhe R. Lukaku.
Portugalia: Rui Patricio, Diogo Dalot, Pepe, Ruben Dias, Guerreiro, Joao Palhinha, Renato Sanches, Joao Moutinho (Joao Felix 55’), Bernardo Silva (Fernandes 55’), Cristiano Ronaldo dhe Diogo Jota.

58' Ronaldo i lëvizshëm, asiston deri të Jota, ky nga rreth 12 metra në vend të portës gjuan mbi të.

54' Ronaldo nuk po duket aq i rrezikshëm në pjesën e dytë.

51' Portugalia në presion të rezultatit.

48' Kevin De Bruyne lëndohet dhe largohet nga fushë, hendikep i madh për belgët. 

46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë. Në pjesën e parët ë takimit, pak raste shumë pak!

Në minutën e 6-të, Jota në pozitë ideale por goditja e tij shkoi jashtë shtyllës së majtë pingule. Në minutën e 25-të, Ronaldo dërgon goditje të fortë dhe Courtois mezi e ndali.

Në minutën e 42-të, Thorgan Hazard, nga rreth 19-20 metra shënon gol të bukur në këndin e majtë të portës së Portugalisë.

Belgjika – Portugalia 1:0
Stadiumi ‘de La Cartuja’ në Sevilla.
Shënues: Thorgan Hazard (42').
Gjyqtar: F. Brych (Gjermania).
Kartona të verdhë: Palhinha.
Belgjika: Courtois, Alderweireld, Vertonghen, Vermaelen, Meunier, Witsel, Tielemans, T. Hazard, De Bruyne, E. Hazard dhe R. Lukaku.
Portugalia: Rui Patricio, Diogo Dalot, Pepe, Ruben Dias, Guerreiro, Joao Palhinha, Renato Sanches, Joao Moutinho, Bernardo Silva, Cristiano Ronaldo dhe Diogo Jota.

45' Fundi i pjesës së parë.

42' Belgjika kalon në epërsi me 1:0. 42' Thorgan Hazard me goditje të fortë kalon në epërsi Belgjikën.

 40' Portugalia po bën presion të madh.

37' Meunier i Belgjikës gjuan larg mbi portë.

34' Ronaldo em shokë kërkojnë epërsinë.

31' lojë shumë e mirë nga të dy palët.

29' Portugalia vazhdon em lojë më të mirë.

25' Ronaldo dërgon goditje të fortë, Courois shpëton portën e tij.

24' Ndeshje e luftuar por deri me tani vetëm një rast, ai i minutës së 6-të, kur Jota gjuajn jashdtë portës.

21' Eden Hazard mjaft i rrezkishëm te Belgjika.

18' Lojë me ritëm.

14' Ronaldo është rrezik për belgët.

11' Lojë shumë e mirë.

9' Belgjika po has në rivalitet.

5' Jota pati mundësi të mirë por dështoi, gjuan jashtë portës së Belgjikës.

Belgjika apo kampioni në fuqi i Evropës, Portugalia, cila do t’i bashkohet në çerekfinale Danimarkës, Italisë dhe Çekisë.

Gjithçka gati për ndeshjen në Sevilla. 

Belgjika - Portugalia
Stadiumi ‘de La Cartuja’ në Sevilla.
Gjyqtar: F. Brych (Gjermania).

Belgjika: Courtois, Alderweireld, Vertonghen, Vermaelen, Meunier, Witsel, Tielemans, T. Hazard, De Bruyne, E. Hazard dhe R. Lukaku.

Portugalia: Rui Patricio, Diogo Dalot, Pepe, Ruben Dias, Guerreiro, Joao Palhinha, Renato Sanches, Joao Moutinho, Bernardo Silva, Cristiano Ronaldo dhe Diogo Jota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat