Zëvendësuesin e tij e duan të gjithë

Futboll

Zëvendësuesin e tij e duan të gjithë

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 17:14
Zëvendësuesin e tij e duan të gjithë

Didier Deshamp, përveç kontributit si lojtar për kombëtaren e Francës, i dhuroi vendit të tij emocione edhe në rolin e trajnerit.

Ai dërgoi ekipin në majën e botës në vitin 2018, ku Franca u shpall kampione pas Botërorit të Rusisë.

Por, ditën e djeshme, Gjelat u eliminuan në 1/8-tat e europianit dhe në media përflitet se eksperiencës prej vitit 2012 i ka ardhur fundi. Pasardhësi i tij është projektuar dhe fantazuar me kohë. Fjala është për Zinedin Zidan. Ky i fundit është i lirë pas aventurës me Real Madrid dhe për më tepër, emri i tij nuk është i lidhur me asnjë klub.

Ndaj, federata franceze ka rastin më të mirë për të ulur në stol një legjendë të kombëtares, për të shpresuar që edhe Zizu, po ashtu si Deshamp të përsërisë dhe ta dërgojë Francën në nivelet më të larta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat