Isufi: Anglia ishte e kujdesshme dhe e durushëme

Futboll

Isufi: Anglia ishte e kujdesshme dhe e durushëme

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 00:50
Trajneri i futbollit Bekim Isufi

Trajneri i futbollit Bekim Isufi ka komentuar kalimin në çerekfinale të Ukrainës, pas fitores së sotëm kundër Suedisë.

Isufi tha se Ukraina luajti më mençur në këtë përballje.

“Goli i dytë erdhi pas epërsisë numerike, sepse Ukraina kishte përparësinë e terrenit por ishte e kujdesshëm. Ukraina ishte e kujdesshëm edhe nga fillimi”.

“Ishte një lojë më ndryshe e Ukrainës pasi Suedia ishte në rolin e favorites. Ukraina e meritoi me kaluar tutje pasi Suedia nuk ishte ajo se çfarë e pamë në fazën e grupeve. Ukraina ishte më e mençme dhe priti shumë për të shënuar. Ndoshta nuk është befasi sepse në dy ekipet nuk është se ka pasur shumë emra”.

Isufi gjithashtu ka komentuar paraqitjen e Granit Xhakës kundër Francës.

“Cilësohet si ndeshja më e mirë e Xhakës, është si shkak i kundërshtarit pasi të luash ndaj një mesfushe si Franca ka qenë e jashtëzakonshme. Kundër Francës me një ekip të jashtëzakonshëm me lojtarë në mesfushë, të jetë lider Xhaka ishte e veçantë. Lider është kur merr barrën e gjithë grupit edhe si në humbje, dhe Xhaka është i lindur për një gjë të tillë”.

Trajneri aktual i Ballkanit tha se Gjermania sot hyri me skemë të njëjtë kundër Anglisë siç bëri në fazën e grupeve.

Por, Anglia sipas tij ishte e kujdesshme dhe e durueshme në këtë përballje.

“Gjermania sot ka hi me skemë të njëjtë me tre mbrojtës dhe katër mesfushorë. Dhe për këtë Gjermania kishte posedimin më shumë. Ndryshe kemi pas dy lojtarë të Anglisë ku kishin lojë shumë shkatërruese ku kryen shumë detyra. Anglia ishte shumë e kujdesshme dhe e durueshëme dhe priti ndonjë gabim ku edhe shënoi. Gjermanët të them të drejtën as në fazën e grupeve nuk bëri diçka më shumë, pasi barazuan me Hungarinë, humbën me Francën ndërsa kishin një lojë të mirë kundër Portugalisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat