Drita mposhtet në miqësore

Futboll

Drita mposhtet në miqësore

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 13:14
Drita mposhtet në miqësore

Në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet në Ligën e Konferencës, Drita ka zhvilluar sot një miqësore me Shkupin.

Ndeshja u zhvillua në Ohër, teksa fitore shënoi skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut.

Shkupianët e fituan këtë ndeshje me rezultatin 2-1. Për skuadrën e Dritës golin e vetëm e shënoi përforcimi i verës, Marko Simonovski.

Kjo ishte ndeshja e tretë miqësore dhe e fundit për Dritën në Ohër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat