Low kujton humbjen më të keqe

Futboll

Low kujton humbjen më të keqe

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 17:09
Low kujton humbjen më të keqe

Në konferencën për shtyp të largimit si trajner i Gjermanisë, Joachim Low ka bërë një bilanc të 15 viteve të tij:

“Humbja në 2012-ën kundër Italisë na ka dhënë atë që na duhej, na ka bashkuar përsëri. Ka qenë çelësi për të fituar Botërorin në 2014-ën”, ka thënë trajneri.

“Humbja më e keqe ka qenë me Francën në gjysmëfinalen e Euro 2016. Nëse do të kishim fituar, gjë që ishte e mundur, do të kishim fituar padyshim titullin. Humbja e fundit kundër Anglisë, është një tjetër që më dhemb”, ka shtuar Low.

“Kjo skuadër ka qenë në majë të botës për shumë vite.

Është shumë e vështirë të jesh  gjithmonë mes katër të parëve në kampionate. Por ia kemi dalë shumë herë. Me stilin tonë dhe futbollin tonë, kemi frymëzuar shumë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat