Një zjarr mund të shpërthente

Futboll

Një zjarr mund të shpërthente

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 13:57
Podolski

Gjermania e humbi përballjen me Anglinë në shifrat 2-0 duke u eliminuar nga Europiani. Por çfarë ndodhi me “pancerat”?

Krahasimin më perfekt e bën njeriu që e ka udhëhequr këtë Kombëtare në fitimin e Kupës së Botës në 2014. Ish-lojtari i Gjermanisë, Lukas Podolski, ishte tërësisht i zhgënjyer me gjuhën e trupit të lojtarëve gjermanë. Vullneti, ambicia dhe shpirti luftarak ishte tërësisht për t’u harruar.

“Futbollistët ishin të zymtë. Kur sheh fytyrat e lojtarëve, asgjë nuk ndryshonte tek ta.

Një zjarr mund të shpërthente në stadium dhe ata do të qëndronin po në fushë. Na mungonte veprimi në krahë. Joachim Loë? Nuk mund ta gjykoni një trajner nga një ndeshje.

Ajo që arriti ai për futbollin gjerman nuk do të arrihet pas tij. Ishte ndër tre më të mirët pothuajse në çdo turne. Dikush mund t’i thotë faleminderit”, tha Podolski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat