Zhvillime dramatike të Drenica, jep dorëheqje...

Futboll

Zhvillime dramatike të Drenica, jep dorëheqje...

Nga: K.G. Më: 1 korrik 2021 Në ora: 14:56
Zhvillime dramatike të Drenica, jep dorëheqje...

Zhvillime dramatike në klubin e futbollit Drenica nga Skenderaj.

Ilir Veliqi jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të klubit. Veliqi njofton edhe arsyet e dorëheqjes.

“Nga sot, me datë: 01.07.2021, nuk do të jem Kryetar i klubit te futbollit "Drenica", për arsye personale.

Falënderoj përzemërsisht për bashkëpunim e sinqertë dhe korrekt te kryetarit te Komunës z. Bekim Jashari, nënkryetarin, z. Nuredin Lushtaku, DKRS- në, të cilëve ju jam mirënjohës për angazhimin dhe kontributin e dhëne, në mbështetjen dhe përmbushjen e obligimeve dhe detyrave për një menaxhim te suksesshëm.

Falënderoj të gjithë ata që gjatë kësaj kohe punuan bashkërisht me mua dhe ishin  korrekt në punën tonë të përbashkët në menaxhimin e klubit: kryesinë e klubit, shtabin teknik, lojtaret, punëtoret teknik, donatorët, tifozerinë “Shqiponjat e Zeza” dhe gjithë qytetarët e komunës tonë, të cilët ishin përkrahësit me të mëdhenj  edhe në kohen më të vështirë kur gjendej klubi.

Si rezultat i këtij bashkëpunimi dhe përkrahje të përbashkët, arritëm t'i tejkalojmë të gjitha sfidat. 

Udhëheqjes së re dhe K.F " Drenica", i dëshirojmë shumë suksese në kampionatin në vazhdim”, njofton Veliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat