Skandal te Belgjika

Futboll

Skandal te Belgjika

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 16:44
Skandal te Belgjika

Disa lojtarë të Belgjikës, kundërshtarit të radhës së Italisë në çerekfinalet e “Euro 2020”, kanë takuar familjarët e tyre duke i shkuar kundër protokollit sanitar anti-COVID të imponuar nga UEFA për skuadrat pjesëmarrëse në kompeticionin kontinental.

Janë larguar kështu nga flluska e tyre e izolimit duke shkelur rregullat. Konfirmimin e takimit e ka pranuar vetë Federata Belge e Futbollit, që ka zbuluar faktin përmes zëdhënësit Stefan van Lok. Takimet janë zhvilluar në kujdesin më të madh me të gjithë të pranishmit të pajisur me maska dhe në respekt të distancimit ndërpersonal.

Megjithatë, sado që janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të limituar në maksimum infektimin e mundshëm, bëhet fjalë për një shkelje të udhëzimeve të UEFAs që u mohon shprehimisht të gjithë lojtarëve të kombëtareve të angazhuara në Europian të takojnë persona që nuk janë në brendësi të flluskës.

Protokoll që kombëtarja belge njihte në mënyrë perfekte, aq sa trajneri Roberto Martinez përpara nisjes së turneut ishte shprehur që futbollistët nuk mund të ishin takuar me familjarët. Për momentin UEFA nuk ka zbutur normat dhe nuk është shprehur lidhur me ngjarjen. Do të duhet pritur ende pak kohë për të kuptuar nëse do të merren masa për Belgjikën apo për ata që kanë shkelur rregullat, apo nëse vetë UEFA do të lejojë futbollistët të takohen me familjarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat