Mesfushori gjerman ka kontratë me Bayernin, por...

Futboll

Mesfushori gjerman ka kontratë me Bayernin, por...

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 17:21
Mesfushori gjerman ka kontratë me Bayernin, por...

Leon Goretzka është një nga mesfushorët gjermanë më të mirë për momentin dhe me plot sukses po luan për Bayern Munichun. Megjithatë kampioni në fuqi i Gjermanisë mund ta humbas yllin e mesfushës me parametra zero.

Mesfushori gjerman ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2022 dhe nuk ka pranuar rinovimin e ofruar nga klubi. Goretzka dëshiron të jetë ndër lojtarët më të paguar në klub dhe palët ende janë larg një marrëveshje.

Në garë për transferimin e mesfushorit është futur gjiganti anglez, Manchester United. Djajtë e Kuq mund të mbesin pa Paul Pogban dhe e shohin Goretzkan si zëvendësuesin adekuat të francezit.

United janë gati t’i përmbushin kërkesat e gjermanit vetëm e vetëm ta transferojnë në Old Traford. Gjithsesi vlen të përmendet se në garë për Goretzkan janë edhe dy gjigantët spanjollë, Real Madrid dhe Barcelona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat