Çfarë thuhet për Ronaldon?

Futboll

Çfarë thuhet për Ronaldon?

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 17:31
Çfarë thuhet për Ronaldon?

Drejtori sportiv i Juventusit Federico Cherubini tha që ata nuk kanë marrë ndonjë sinjal nga Cristinao Ronaldo për t’u larguar nga “Allianz Arena”.

Juventusi është duke bërë edhe ndryshime administrative dhe presidenti Andrea Agnelli e ka prezantuar sot menagjmentin e rij.

Maurizio Arivabene u emërua si drejtor gjeneral kurse drejtori sportiv i emërua Federico Cherubini duke e zëvendësuar Fabio Paraticin.

Njëra nga çështjet më urgjente që duhet të merret drejtori sportiv është ajo e Cristiano Ronaldos, e ardhmja e të cilit është shumë e paqartë.

“Ne nuk kemi marr sinjale nga Ronaldo, sidomos në lidhje me ato që shkruajnë mediat për largimin e tij.”

“Sezonin e fundit ai realizoi 36 gola në 44 ndeshje. Numrat nuk tregojnë gjithçka, por fshehin shumë të vërteta. Ne jemi të lumtur që e kemi Ronaldon dhe presim të na bashkohet sapo të kthehet nga pushimet.”, deklaroi Cherubini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat