Enrique para ndeshjes me Zvicrën: Kemi mbrojtjen më të mirë

Futboll

Enrique para ndeshjes me Zvicrën: Kemi mbrojtjen më të mirë

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 17:44
Luis Enrique

Trajneri i Spanjës Luis Enrique ka folur para mediave në prag të ndeshjes së ardhshme të Kampionatit Evropian kundër Zvicrës.

Në fillim të konferencës, trajneri u pyet në lidhje me gabimin e Unai Simón që solli golin e parë të Kroacisë në ndeshjen e raundit të 1/16.

"Ajo që ka rëndësi nuk është gabimi, është ajo që ju bëni pas gabimit. Dhe kjo është ajo që bëri Unai Simón. Në futboll, memoria e peshkut funksionon. Unë bëj dallime të gabimeve momentale dhe atyre konceptuale. Unai bëri shumë punë të mirë pas atin lëshimi.”, Enrique.

Më tutje, Enrique lavdëroi mbrojtjen e Spanjës të cilën e vlerësoi si ndër më të mirat.

“Ne jemi një nga ekipet më të mira në mbrojtje. Qëndrimi i ekipit është shumë i mirë. Jam shumë i kënaqur me mënyrën se si ne menaxhojmë 10 minutat e mbrojtjes në mbrojtje ”. /KP/

Ndeshja ndërmjet Zvicrës dhe Spanjës do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 18:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat