Lezha, fituese e grupmoshës U-13

Futboll

Lezha, fituese e grupmoshës U-13

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 12:43
Lezha, fituese e grupmoshës U-13

Lezha është shpallur fituese e turneut të ekipeve përfaqësuese rajonale për grupmoshën U-13, pasi mundi në finale ekipin e Korçës.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Elbasan Arena” këtë të enjte, me të dyja skuadrat që realizuan një lojë mjaft të bukur, duke e mbyllur kohën e rregullt në barazimin 1-1. Fillimisht ishin lezhjanët ata të cilët kaluan në avantazh, ku Samuel Nika shënoi që në minutën e 16-të të takimit. Pjesa e parë e lojës u mbyll me epërsinë e djemve të Lezhës, ndërsa fraksioni i dytë i lojës flet pozitivisht për juglindorët, të cilët barazuan shifrat me Joel Ramon në minutën e 47-të të takimit, duke kaluar te penalltitë, pas përfundimit të 90 minutave. Nën 13 vjeçarët lezhjanë u treguan më të saktë nga pika e bardhë, ku fituan 3-1 me penallti dhe duke u kurorëzuar kështu si kampionë të kësaj grupmoshe.

Nën 13 vjeçarët lezhjanë u treguan më të saktë nga pika e bardhë, ku fituan 3-1 me penallti dhe duke u kurorëzuar kështu si fitues të kësaj grupmoshe.

Ish- futbollisti i Kombëtares shqiptare dhe specialist pranë Sektorit të Ekipeve Kombëtare në FSHF, Sulejman Mema i dorëzoi trofeun fituesve lezhjanë. Të pranishëm në këtë ndeshje ishin edhe specialistë të tjerë të ekipeve Kombëtare, që ndoqën me kujdes nga afër këtë sfidë.

Lezha vinte në këtë finale pasi kishte mundur më herët në fazën e parë Tiranën me rezultatin 3-1, e më pas Shkodrën me shifrat 2-0.

Ndërkaq, ekipi përfaqësues rajonal i Korçës, kishte mundur në sfidën e parë të turneut ekipin e Gjirokastrës 2 – 1, ndërsa më tej kaloi Elbasanin, duke fituar 2-0.

Ky turne, që zhvillohet çdo vit, ka si synim evidentimin e talenteve të reja që janë pjesë e kampionateve rajonale të organizuara nga FSHF-ja si dhe vëzhgimin e tyre nga stafi i ekipeve Kombëtare në FSHF.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat