Chelsea përgatitet për sezonin e ri

Futboll

Chelsea përgatitet për sezonin e ri

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 13:25
Chelsea përgatitet për sezonin e ri

Pas një sezoni shpërthyes me Viteshen, Armando Broja është shpërblyer me mundësinë tek ekipi i parë i Chelsea-t.

Trajneri Tuchel ka kërkuar që të shoh talentin shqiptar nga afër në përgatitjet para sezonit të ri në mënyrë që të vendos të ardhmen e tij.

Do të mbërrijë në huazim apo do të jetë pjesë e ekipit të parë? Kjo mbetet të shihet nga përshtypja që do të lërë Armando Broja. Ndërkohë Chelsea do ta nis grumbullimin e parë stërvitor nga e hëna.

Kjo do të jetë koha kur do ta shohim Brojën me fanellën e londinezëve, ndërsa shansi është i artë për shkakun se futbollistët e tjerë do të kenë edhe pak ditë pushim pas Europianit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat