Hasani largohet nga Partizani

Futboll

Hasani largohet nga Partizani

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 22:05
Hasani largohet nga Partizani

Ferhan Hasani mbyll aventurën me Partizanin pa lënë gjurmë.

Afrimi i bujshëm i të kuqëve në merkaton e dimrit është larguar nga skuadra e Ilir Dajës para përfaqësimit të të kuqëve në Europë duke lënë kështu një boshllëk në sulmin e Partizanit para dy ndeshjeve ndaj moldavëve të Sfintul Gheorghe në turin e parë kualifikues të Conference League.

Ka qenë vetë klubi I Partizanit që ka bërë të ditur mbylljen para kohe të bashkëpunimit me Ferhan Hasanin.

Flitet se prishja mes palëve ka ardhur pas kontraditave që Hasani ka patur me trajnerin Ilir Daja përsa i përket pozicionit të tij në fushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat